2019/09/13 - 10:15
Është mbajtur ligjërata e paralajmëruar “ Të kujdesemi për fëmijët dhe ata të kujdesen për mjedisin”, projekt i është organizuar nga organizata joqeveritare “The Library Project Kosova” në bashkëpunim me gazetaren me përvojë shumëvjeçare Behare Bajraktari.
Temat për të cilat është biseduar në këtë ligjëratë ishin mediat online tek fëmijët si : Lajmet e rreme, Rrjetet sociale, ‘Miqtë’ e rritur, mashtrimet, gjuha e urrejtjes tek adoleshentët, bulizmi, nxënësit dhe mjedisi si dhe veprimet që duhet t’i bëjmë për ta mbrojtur natyrën, dhe jo vetëm.
Pjesëmarrës në këtë ligjëratë kanë qenë nxënës nga tri shkolla fillore të Komunës së Klinës. Ligjërata ka zgjatur rreth dy orë dhe është vlerësuar shumë nga pjesëmarrësit. Nxënësit dhe arsimtaret pjesëmarrës kanë kërkuar që ky projekt të zhvillohet në të gjitha shkollat e kësaj komune.