Republika e Kosoves

Klinë

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, Shyqiri Bytyqi e vizitoi Komunën e Klinës

2018/09/21 - 3:41

Kryetari i komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj ,  i shoqëruar nga drejtorët e drejtorive komunale sot në një takim pune kanë pritur Ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqin.

Kryetari Elezaj e informoi Ministrin Byqyti me gjendjen aktuale dhe për të arriturat ne arsim në Komunën e Klinës.  Qëllimi i këtij takimi po ashtu  ishte  edhe njoftimi  në lidhje me projektet në të cilat do të përfshihet komuna e Klinës gjatë vitit të ardhshëm. Me këtë rast vizituan disa nga shkollat e Komunës së Klinës.

Ministri Bytyqi premtoi se do të ofrojë  mbështetje të plotë për Komunën e Klinës, qoftë në zgjerimin e hapësirave shkollore, apo edhe përmirësimin e cilësisë në arsim.

Edhe i pari i Komunës, me rastin e këtij takimi ka falënderuar Ministrin Bytyqi dhe theksoi se është i gatshëm për bashkëpunim të mëtejshëm në mes të Komunës së Klinës dhe Ministrisë së Arsimit.