Republika e Kosoves

Klinë

Ministri i Diasporës Ibrahim Makolli e ka vizituar komunën e Klinës

2012/04/13 - 12:00

Qëllimi i kësaj vizite ishte bashkëpunimi ne mes të ministrisë  së Diasporës dhe komunës së Klinës rreth aktiviteteve që do të zhvillohen për nder të mërgimtareve të komunës së Klinës.

Kryetari i komunës Sokol Bashota e priti për vizite ministrin e Diasporës Ibrahim Makollin të shoqëruar nga Ardita Kika- shefe e kabinetit dhe Burim Krasniqi – këshilltar politik . Qëllimi i kësaj vizite ishte bashkëpunimi ne mes të ministrisë  së Diasporës dhe komunës së Klinës rreth aktiviteteve që do të zhvillohen për nder të mërgimtareve të komunës së Klinës.
Ministri i Diasporës Ibrahim Makolli gjatë kësaj vizite është shprehur se: në vazhdën e aktiviteteve të mija kam vendosur që t’i vizitoj komunat , ku qëllimi im është që të krijoj një bashkëpunim mes nesh që t’i bashkojmë aktivitetet dhe organizimet për mërgatën shqiptare gjatë pushimeve të tyre verore në komunën e Klinës. Po ashtu , ministri Makolli ka kërkuar që komuna e Klinës të ketë një zyrtar për Diasporë, që të merr pjesë në takime që mbahen në ministrin e Diasporës .
Kryetari i komunës Sokol Bashota e ka falënderuar ministrin Makolli për vizite duke thënë se : komuna e Klinës është e gatshme për bashkëpunim edhe pse ne çdo vit kemi bërë organizime për mërgatën shqiptare të diasporës.