2012/12/11 - 12:00
Drejtoria e Shërbimeve Emergjente ka bërë apel te qytetaret që të bëjnë pastrimin e borës para shtëpive dhe lokaleve të tyre si dhe të bëjnë pastrimin e pullazeve të shtëpive.
Moti i lig dhe të reshurat e borës në komune e Klinës kanë shkaktuar vështirësi në lëvizjet e qarkullimit rrugor. Kompania kontraktuese “ Vemor” që nga orët e hershme të mëngjesit ka bërë pastrimin e rrugëve në tri orientime . Drejtori i Shërbimeve Emergjente Esat Raci ka thënë se : Gjendja është e rëndë për shkak të reshjës së borës pandërprerë . Kompania kontraktuese “ Vemor” në vazhdimësi po bënë pastrimin e rrugëve që ta mundësoj qarkullimin e automjeteve. Së pari kemi intervenuar aty ku ka raste mortore, e që sot janë katër raste si në: Çeskovë i kemi dy raste, një rast në Ranoc dhe një rast në Klinë. Po ashtu, kjo drejtori ka bërë apel te qytetaret që të bëjnë pastrimin e borës para shtëpive dhe lokaleve të tyre si dhe të bëjnë pastrimin e pullazeve të shtëpive.