Mundësimi shkollimi për 20 gra të komunës së Klinës
2012/03/08 - 12:00
Komuna e Klinës në bashkëpunim me organizatën Italiane “RTM” dhe OJQ “Indira” me rastin e 8 Marsit , kanë organizuar një konferencë ,ku e kanë bërë prezantimin e projektit “ Arsimimi tek gratë” , projekt i arsimimit shkollor të femrës që mundëson shkollimin fillor për 20 gra të cilat për arsye të ndryshme nuk kanë përfunduar shkollimin fillor.

Përfaqësuesja Italiane e RTM-së Zizi Danila ka thënë se :Projekti “ Arsimimi tek gratë” ofron mundësi shkollimi fillor për 20 gra të cilat për shkaqe të ndryshme nuk kanë mundur të përfundojnë shkollën fillore dhe nuk dinë shkrim lexim. Ato do të pajisen me diploma të njohura nga MASHT-i. “ Pavarësisht nga roli qendror i gruas në jetën sociale në Kosovë si në çdo shoqëri, ka akoma gra të margjinalizuara nga sistemi shkollor me motive të ndryshme. Danila ka shtuar se projekti ka për qellim zvogëlimin e përqindjes së analfabetizmit , po ashtu ajo tha se mësimi 1vjeqar do të mbahet në shkollën e Pagodës.
Drejtori i Arsimit Ramiz Rrusta i cili e tha se DA e përkrahë projektin tha se: “ për të mësuar nuk është vonë kurrë” , pjesëmarrëset do të pajisen me certifikata që janë të vlefshme sikur se ato të nxënësve të rregullt. Ky projekt është përkrahur edhe nga Zyra për Barazi Gjinore, ku zyrtarja Remzije Maloku ka thënë se: femra të pa shkolluara ka me shumë në zonat rurale sepse përparësi ju jepet meshkujve . Tone Gjergjaj ka bërë një prezantim të shkurtes për OJQ “Indira” . Gjergjaj tha se :Shoqata Indira selinë e vet e ka në fshatin Videjë të Klinës dhe është e përberë nga gjitha komunitetet, shqiptare, serb e romë. Partneriteti i RTM-së me OJQ “Indira “ ,ka qenë i vazhdueshëm ndërkohë që edhe RTM-ja italiane vepron në ketë komunë tash e sa vite dhe kanë realizuar bashkërisht shumë projekte për të ndihmuar popullatën e këtushme në shumë fusha të jetës.