Ndahën mirnjohje për të gjithë ata që ndihmuan në procesin e kthimit
2009/02/19 - 12:00
Kryetari Bashota, ka ndarë mirënjohje për ambasadën britanike, UNDP-në, Ministrinë për kthim në qeverinë e Kosovës, si dhe për të gjith ato organizata si vëndore dhe ndërkombëtare që ndihmuan në procesin e kthimit të serbeve në këtë komunë. Klinë 11 shkurt
Komuna e Klinës, ka ndarë mirënjohje për ambasadën Britanike në Kosovë, Ministrinë e kthimit, UNDP-në dhe të gjithë faktorët tjerë që kanë kontribuuar në procesin e kthimit të serbeve dhe të tjerëve në këtë komunë.
Kreu komunal Sokol Bashota i ka ndarë mirënjohje, zëvëndësambasadorës së Britanisë së madhe në Prishtinë, Ana Jackson ,Shefit të UNDP-së, Frode Muaring, zëvvëndësministrit të MKK, z. Ismet Hashani, përfaqësuesve të disa organiztatave të huaja si DRC-ja dhe UNHCR-ja si dhe disa individëve serb lokal, zyrtar komunal të Klinës.
Ana Jackson, zëvëndësambasadore e Britanisë së madhe në Kosovë duke pranuar mirënjohjen ka thënë se “ është kënaqësi të shohësh punën e shkëlqyer te arritur në komunën tuaj.
Qeveria ime ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështesë kthimin e të zhvëndosurve në shtëpitë e tyre.Projektet e fundit që kemi ndihmuar ,janë kthimi në Bërkovë dhe së fundi 250 mijë euro janë ndarë për projektin e kthimit në Rudicë , projekt ky që pritet të realizohet së shpejti” ka thënë zv.ambasadorja Jackson.
Frode Muaring shef i UNDP-së në Kosoovë, në këtë cermoni tha se “përkundër asaj që ishte para 10 viteve në Klinë, këtu është bërë një punë e madhe për kthimin e minoriteteve. Klina është shëmbull për të gjitha komunat tjera në aspektin e kthimit sepse këtu të gjitha të drejtat e qytetarëve pa dallim, janë të garantuara” ka thënë Mauring, duke shprehur kënaqësi që ka ndihmu komunën e Klinës në këtë aspekt.
“Shëmbulli i Klinës duhët të ndiqet edhe nga komunat tjera sepse vetëm atëherë nëse respektohen pakicat atëherë kemi respektuar vetveten”u shpreh zv.ministri i MKK-së, Ismet Hashani. Ai tha se “në këtë rast mirënjohje është dashur të ndahët për komunën e Klinës për të arrituart që ka bërë në procesin e kthimit, mirëpo është kjo është arritur në saje të bashkpunimit të ndërsjellë nga të gjithë ne’shtoj, zv.ministri Hashani.
Edhe kreu i komunës së Klinës, Sokol Bashota , ka thënë se ‘ka qenë ndër që të gjithë sot të jeni mysafirët e mijë për të ju shprehë mirënjohjet e mia për procesin e kthimit.Ndjellja e urrejtjes i takon të kaluarës dhe jo të ardhmes.Sa më shpejtë ndahemi nga shtypja dhe pabarazia qytetare, aq më shpejtë do te jetë edhe e ardhmja më e mirë për të gjithë.Klina sot mburret në këtë segment, sepse përkundër atyre shkatërrimeve më 333 të vrarë më 185 përsona ët zhdukur, më 4200 shtëpi të djegura më shumë dëshmorë e invalid të luftës, në këtë komunë ka ndodhë një kthim masiv dhe të drejtat e të kthyerve janë të garantuara.Unë u jamë mirënjohës të gjithë qytetarëve , por edhe mekanizmave tjerë që ndihmuan që kjo ditë të vijë sa më shpejtë “ tha kryetari i KK-së Sokol Bashota.
Zyra për inf. Pranë KK-së Klinë