Republika e Kosoves

Klinë

NDAHEN MOTOKULTIVATORË PËR 66 PËRFITUES

2024/02/08 - 6:21

Kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e organizatës Islamic Relief, Dr. Mohamed Soliman, drejtoreshën e organizatës, znj. Albulena Gashi, drejtorin e Bujqësisë, z. Lorenc Marleku dhe atë të Kadastrës, z. Nikson Daka, sot kanë ndarë 66 motokultivatorë për përfituesit në kuadër të projektit të bashkëfinancimit.

Kryetari Elezaj ka falënderuar drejtorin Soliman dhe organizatën Islamic Relief Kosova për bashkëpunimin e mirë që ka pasur me disa projekte të natyrave të ndryshme e që në të ardhmen do të punojmë që këto projekte të zgjerohen në dobi të qytetarëve të Klinës.