2022/10/06 - 9:34
Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Arsimit, Qemajl Sejdija, kanë marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të fushës së re sportive në shkollën e mesme të ulët “Dëshmorët e Qëndresës” në Gllarevë.
Në këtë ceremoni, kryetari Elezaj falënderoi KFOR-in italian për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë për komunën e Klinës dhe veçanërisht për këtë donacion shumë të vlefshëm për nxënësit e kësaj shkolle, ku tashmë janë krijuar kushte shumë më të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive.
“Theksova se edhe si institucione lokale kemi planifikuar ndërtimin e fushave të reja sportive në shkollat ku është e nevojshme dhe se investimet në fushën e arsimit do të rriten, me qëllim të përmirësimit të kushteve të mësimnxënies dhe cilësisë në arsim”, ka thënë Elezaj.