Republika e Kosoves

Klinë

NË FSHATIN KËPUZ KRYETARI ELEZAJ PËRUROI FILLIMIN E PUNIMEVE TË RRJETIT TË KANALIZIMIT

2019/04/23 - 7:17

Sot në fshatin Këpuz të Komunës së Klinës, në mënyrë solemne u bë përurimi i fillimit të punimeve në shtrirjen e rrjetit të kanalizimit të ujërave të zeza, problem i cili i ka preokupuar qytetarët vite me radhë.

I pranishëm në këtë përurim ishte edhe kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij.

Elezaj, më këtë rast, para banorëve të fshatit Këpuz është shprehur se Komuna vazhdon të punojë në përmirësimin e infrastrukturës nëntokësore, pasi rrjetet e kanalizimeve sot janë një domosdoshmëri dhe se kanë rëndësi jetike për banorët.

Ky investim kap shumën 86.068,22 euro dhe është në gjatësi prej 5.700 kilometra. Punimet do të kryhen nga operatori ekonomik “Alticom”, në afat prej 55 ditë pune.