Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj bashkë me nënkryetaren Marqe Selmanaj, drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Agron Bacaj, drejtorin e QKMF-së, Gazmend Bojaj, drejtorin e DKRS-së, Driton Bardheci, pjesëtarë të KFOR-it, kanë bërë hapjen e fushatës kundër kancerit të gjirit me një aktivitet simbolik të karavanit shëndetësor.
“Kanceri i gjirit është sëmundja më e shpeshtë që prek gratë. Çdo e 8-ta grua është e rrezikuar nga kanceri i gjirit. Me qëllim që të rrisim vetëdijesimin e qytetarëve për këtë sëmundje, e cila përkundër përparimit të diagnostikimit dhe terapisë është shkaktari më i shpeshtë i vdekjes te gratë e moshës 40-50 vjeçare, në koordinim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” në Klinë kemi filluar fushatën kundër kancerit të gjirit.” –ka thënë kryetari Elezaj.