Republika e Kosoves

Klinë

Në Klinë fillon projekti për vizita mjekësore për nxënësit nëpër shkolla

2019/05/21 - 10:36

Sot, Kryetari i Komunës së Klinës, bashkë me drejtorin e Shëndetësisë, Hekuran Sejdiu, kanë vizituar shkollën e mese të ulët, “Ismet Raci”, ku kanë parë nga afër vizitat e mjekëve në këtë shkollë për të gjithë nxënësit, me qëllim të diagnostifikimit të nxënëseve që kanë dëmtime në të parë.

Këto vizita mjekësore po zhvillohen në kuadër të projektit “Mbështetje për fëmijë me dëmtim në të parë në procesin edukativo-arsimor”, që është një bashkëpunim ndërmjet Komunës së Klinës dhe “Lions International-Lions Club Peja”, në bazë të memorandumit të nënshkruar nga të dy palët.

Ky memorandum bashkëpunimi parasheh kryerjen e vizitave mjekësore, shpërndarjen e syzeve të dhuruara nga kompania Essilor për fëmijët e përzgjedhur në dy shkolla fillore dhe të mesme të ulëta në Komunën e Klinës, ndërsa ka për qëllim që nxënësve të iu krijohen kushte më të mira për të ndjekur procesin mësimor.