Republika e Kosoves

Klinë

Në Klinë filluan aktivitetet për shënimin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit

2021/11/25 - 10:28

Komuna e Klinës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, sot ka filluar programin festiv kushtuar 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit, me organizimin e ekspozitës vjetore “ART KLINA”.
Ky është edicioni i katër, e që u mbajt në Qendrën e Kulturës “Jehona Dukagjinit” në Klinë, ku morën pjesë nëntëmbëdhjetë piktorë, skulptorë e dizajnerë profesionist nga Klina, Peja, Deçani, Drenasi, Mitrovica, Prishtina e Bujanovci me krijimet e tyre me të reja.
Të pranishëm ishin drejtori i Administratës, z. Binak Syla, drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Skender Merturi, staf i DRKS-së, drejtor i QKMF-së “Nënë Tereza”, Dr. Haxhi Ibishi, drejtorë të shkollave si dhe një numër i madh i artdashësve, të rinj, etj.
Gjatë këtij manifestimi, juria profesionale ndau edhe tre çmime. Çmimin “ART KLINA 2021” e fitoi Prof. Xhevdet Pantina, vendin e dytë në pikturë, Prof. Luan Jakupaj dhe vendin e tretë për skulpturë, Prof. Bedri Haziraj.
Programi festiv do të vazhdojë edhe me aktivitete tjera edhe në tre ditët në vazhdim.