Republika e Kosoves

Klinë

NË KLINË KA FILLUAR TRAJNIMI I REGJISTRUESVE PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË, EKONOMIVE FAMILJARE DHE BANESAVE (REKOS) 2024

2024/03/26 - 5:48

Kryetari i Komunës, prof. dr. Zenun Elezaj, së bashku me anëtarë të Komisionit Komunal për Regjistrim, kanë vizituar Regjistruesit e angazhuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, të cilët dje kanë filluar trajnimin dhe të cilët janë përgjegjës për mbledhjen e të dhënave në terren.
Kryetari Elezaj ka thënë se procesi i regjistrimit kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për institucionet qendrore e veçanërisht për ato lokale, pasi komunat do t’i përdorin të dhënat si bazë për alokimin e fondeve për kushte si shkolla, spitale, planet e zhvillimit urban dhe shërbimet publike komunale.
Ai tha se Komuna e Klinës me kohë i ka përmbushur të gjitha obligimet që kemi marrë në procesin e regjistrimit, duke i siguruar të gjitha kushtet e nevojshme e moderne të punës si për zyrtarët e ASK-së, mbikëqyrësit e regjistruesit. Ne mbetemi bashkëpunues e në koordinim të plotë me ASK-në deri në përfundim të procesit.