Republika e Kosoves

Klinë

NË KLINË U HAP PANAIRI I PRODUKTEVE VENDORE DHE ARTIZANALE

2023/06/06 - 9:35

Në Klinë, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Festivalit Folklorik, “I këndojmë lirisë”, që organizohet nga komuna e Klinës për nderë të komandantit të UÇK-së, Mujë Krasniqit, u bë hapja e panairit të produkteve vendore dhe artizanale.
Hapjen e kësaj ngjarje e kanë bërë kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në komunën e Klinës, z. Lorenc Marleku, drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Fatjona Gashi, drejtorë të tjerë të drejtorive, përfaqësues të bizneseve lokale dhe nga vendet tjera të Kosovës.
Ky panair do të jetë i hapur edhe për dy ditë të tjera, më datë 7 dhe 8 qershor, ku prodhuesit mund t`i ekspozojnë produktet e tyre.