Republika e Kosoves

Klinë

Në Klinë u mbajt tryeza shkencore me temë “Pasuria arkeologjike e Klinës, e kaluara historike e këtij rajoni”

2020/09/23 - 1:14

Në kuadër të “Campingfest-it” dhe nën organizimin e OJQ “ArtEko” dhe mbështetur nga Komuna e Klinës, në Klinë sot është mbajtur tryezë shkencore me temë “Pasuria arkeologjike e Klinës, e kaluara historike e këtij rajoni”, ku të pranishëm ishin kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Skender Merturi, z. Enver Rexha, drejtor i Institutit Arkeologjik të Kosovës, z. Elvis Shala, udhëheqës i punimeve në zonën arkeologjike në Dresnik, z. Arben Arifaj, Haxhi Mehmetaj, arkeologë dhe përfaqësues të OJQ-ve e qytetarë.
Në këtë takim u vlerësua rëndësia që ka trashëgimia kulturore në qytetin e Klinës, prej kohës së antikitetit e deri në ditët e sotme dhe po ashtu u paraqit ideja që Klina të bëhet me një muze.
Kryetar Elezaj, duke theksuar rëndësinë e organizimit të takimeve të tilla shkencore, theksoi se Klina ka një pasuri të veçantë kulturore dhe ndër më të rëndësishmet në rajon dhe tha se në vitin e ardhshëm në bashkëpunim me OJQ “Arteko” do të aplikojnë në thirrjet e IPA-së, të cilat janë një mundësi e mirë e bashkëpunimit për të rritur kujdesin ndaj trashëgimisë kulturore të Klinës.