Republika e Kosoves

Klinë

Në shkollat e Klinës, filloi implementimi i projektit: “Vizitat sistematike shëndetësore në shkolla”

2019/10/16 - 5:43

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale së bashku më stafin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” në Klinë, për të dytin vit radhazi, sot kanë filluar implementimin e projektit me moton: “Vizitat sistematike shëndetësore në shkolla”.
Projekti do të zhvillohet në të gjitha shkollat e Komunës së Klinës dhe ka për synim kontrollin shëndetësor të të gjithë nxënësve në shkolla, identifikimin e hershëm të problemeve shëndetësore që mund të përballen nxënësit, parandalimin e sëmundjeve, promovimin e shëndetit dhe edukimin shëndetësor.
Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij projekti, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Hekuran Sejdiu, gjatë vizitave theksoi se projekti i vizitave sistematike në shkolla, do të vazhdojë edhe gjatë dy viteve të ardhshme.
Në përfundim të këtij projekti të do të kemi prezantimin e hapur mbi gjendjen e shëndetit publik të nxënësve në Komunën e Klinës.