Republika e Kosoves

Klinë

Nesër do te fillojnë punimet e kanalizimit të fshatit Dush

2018/04/18 - 2:42

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka konfirmuar se në vazhdën e realizimit të  disa projekteve që ka Komuna e Klinës për këtë vit, nesër, më 19.4.2018, në orën 11:00, do të fillojnë punimet në realizimin edhe të  një projekt me prioritet të veçantë, që do t’i gëzojë banorët e fshatit Dush të kësaj komune.

Projekti i kanalizimit të fshatit Dush është paraparë si prioritet me buxhet për këtë vit. Kryetari Elezaj, po ashtu ka siguruar se mbikëqyrja e rreth kualitetit  të  projektit  do të bëhet në mënyrë rigoroze nga organet profesionale dhe nga vetë komuniteti I këtushëm.

Realizimi I këtij projekti do të ndikojë në mirëqenien e jetës së këtyre banorëve, në veçanti për atë të kanalizimit, pasi problemi me ujëra të zeza në këtë pjesë lokalitet është evident.