Republika e Kosoves

Klinë

Njoftim nga Komanda e NATO-s, Grupi Shumëkombësh i Betejës-Perëndim (MMBG-W)

2019/02/12 - 3:31

Komanda e NATO-s, Grupi Shumëkombësh i Betejës-Perëndim (MMBG-W), ka informuar Komunën e Klinës për ushtrimet “Bull Catcher”, të cilat do të ekzekutohet më 12, 13, 14 shkurt  nga ora 16:30 deri në orën 22:30, në zonën e aeroportit të Krushevës së Madhe.

Në këto ushtrime do të  jenë 90 ushtarë pjesëmarrës dhe tre helikopterë që kryejnë fluturime në këtë zonë. Ushtrimi nuk do të ketë ndikim në mjedis.