Njoftohen të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës së Klinës
2012/07/20 - 12:00
N J O F T I M
Njoftohen të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës së Klinës, që të marrin pjesë në seancën e VII-të, të punës për vitin 2012 të Kuvendit të Komunës, që do të mbahet më 27.07.2012, në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës, duke filluar me punë në orën 10:00.
Kërkohet nga anëtarët e Kuvendit që të marrin pjesë në seancë, ndërsa në rast të mungesës eventuale, mungesa duhet të arsyetohet me shkrim para mbajtjes së mbledhjes.
Lidhur me çështjen e mospjesëmarrjes në seancë, t’i referoheni dispozitës së nenit 39 të LVL-së.
Duke u mbështetur në nenin 43 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale nr.03/L-040, nenit 49, të Statutit të Komunës dhe nenit 7 të Rregullores për Punë të Kuvendit dhe Komiteteve të Komunës, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, bën këtë:
N J O F T I M
Njoftohen të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës së Klinës, që të marrin pjesë në seancën e VII-të, të punës për vitin 2012 të Kuvendit të Komunës, që do të mbahet më 27.07.2012, në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës, duke filluar me punë në orën 10:00.
Kërkohet nga anëtarët e Kuvendit që të marrin pjesë në seancë, ndërsa në rast të mungesës eventuale, mungesa duhet të arsyetohet me shkrim para mbajtjes së mbledhjes.
Lidhur me çështjen e mospjesëmarrjes në seancë, t’i referoheni dispozitës së nenit 39 të LVL-së.
Lidhur me këtë seancë propozohet ky
R E N D I I D I T Ë S
1. Arsyetimi i mungesave,
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar,
3. Shqyrtimi dhe miratimi i preferencave të KPF-së,
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit Financiar komunal Janar-Qershor 2012
5. Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore Komunale 2013-2015
6.Të ndryshme.
Verejtje: Lidhur me pikën 5-të të rendit të ditës materialin ua dergojmë me vonë (nga se është duke u punuar).
01 Nr.06- /12 K R Y E S U E S I,
Klinë më, 2012. Fadil Gashi