Republika e Kosoves

Klinë

OSBE përkrahu vizitën në terren të Grupit të Grave Asamblistë në fshatin Shtupel

2013/04/25 - 12:00

 “Forcimi i pjesëmarrjes së grave në vendim-marrje lokale”  Në kuadër të projektit “Forcimi i pjesëmarrjes së grave në vendim-marrje lokale”, Misioni i OSBE-së lehtësoj vizitën e parë në terren të organizuar nga Grupi i Grave Asamblistë në fshatin Shtupel. Vizita pati për qëllim të rris dialogun në mes të grave të zgjedhura dhe grave që jetojnë në viset rurale. Pjesëmarrëse në ketë aktivitet terreni ishin mes tjerash edhe gra nga komunitet Rom, Ashkali dhe Egjiptian të cilat ngritën çështje me gratë e zgjedhura rreth brengave të tyre në lidhje me kujdesin mjekësor, çështjet sociale, zhvillimin rural dhe papunësinë. Ngjarja mblodhi rreth tridhjetë (30) pjesëmarrëse, përfshirë anëtaret e Grupit të Grave Asamblistë, zyrtarë komunal, përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale, dhe organizata të shoqërisë civile.