Republika e Kosoves

Klinë

Përkujtohet veprimtari Ismet Rraci

2021/09/17 - 4:50

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga kryesuesi i kuvendit, z. Fadil Gashi dhe bashkëpunëtorë të tjerë, sot kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh pranë bustit të ish kryetarit të komunës dhe veprimtarit, Ismet Rracit.

Ky aktivitet u realizua për nderë të ditës së shkollës “Ismet Rraci” dhe me rastin e ditëlindjes së të ndjerit.

“Ismet Rraci gjithmonë do të kujtohet si simbol i patriotizmit dhe sakrificës, i përkushtimit dhe kontributit, i vetëdijes intelektuale e atdhedashës.
Ai çdo herë do të mbetet frymëzim për ne”, ka thënë Elezaj.