Republika e Kosoves

Klinë

PËRUROHET AMBULANCA E MJEKËSISË FAMILJARE NË FSHATIN SHTUPEL

2021/12/02 - 7:58

Sot, në fshatin Shtupel është bërë përurimi i Ambulancës së Mjekësisë Familjare, projekt i realizuar si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Klinës dhe organizatës “Qëndresa Kosovare” dhe i financuar nga populli i Kuvajtit.

Në përurimin e kësaj AMF-je ka marrur pjesë kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga z. Mahmoud Alnajadi, drejtor për Ballkan nga organizata “Komiteti për Europë dhe Amerikë – Kuvajt”, dhe drejtori i organizatës “Qëndresa Kosovare”, z. Islam Cakaj.

Kryetari Elezaj falënderoi z. Alnajadi si dhe popullin e Kuvajtit për donacionin e dhënë dhe u shpreh i lumtur që tani banorëve të fshatit Shtupel do t`ju ofrohen shërbime shëndetësore cilësore në një ambient modern.

Ndërsa z. Alnajadi në një fjalë rasti është shprehur i lumtur që projekti është realizuar me lehtësi dhe përkushtim të madh dhe falënderoi në mënyrë të veçantë kryetarin dhe stafin e tij për bashkëpunimin e mirë dhe korrekt.

Në fund kryetari Elezaj në shenjë respekti e falënderimi për bashkëpunimin ndau mirënjohje për z. Mahmoud Alnajadi dhe z. Islam Cakaj.