Republika e Kosoves

Klinë

Përurohet ura që lidhë fshatinë Berkovë-Rudicë

2009/12/14 - 12:00

 Ky projekt është bashkëfinancuar nga donacionet e Qeverisë Britaneze dhe Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe është implementuar nga UNDP-a  Ky projekt është bashkëfinancuar nga donacionet e Qeverisë Britaneze dhe Ministrisë për Komunitete dhe Kthim dhe është implementuar nga UNDP-a.Projekti, SPARK Kthimi i organizuar në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Klinës, është vazhdim i projektit për kthim të ndërtimit të 11 shtëpive,SPARK,022 Rudicë,ku kostoja ka qenë 245 mijë euro,ndësa për ndërtimin e urës janë ndarë 20 mijë euro.

Në ceremonin e hapjes së urës që i bashkon fshatërat Berkovë dhe Rudicë,ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Britanisë z.Andy Sparkes,Ministri për Komunitet dhe Kthim z.Sasa Rasic,z.Tetsuo Kondo,Zëvendës Drejtor iUNDP-së,Nënkryetari i Komunës së Klinës,z.Ramiz Rrusta.
 
Amabasadori Britanez z.Andy Sparkes tha se ndjehem shumë mire sepse kjo urë ju mundëson që të levizin më lehtë si për komunitetin serb ashtu edhe për shqiptarë.Është vazhdim i punës tone.
UNDP-ka implementuar me ndihmën e popullit të Britanisë së Madhe dhe ky projekt u mundëson që njerëzit të jetojnë së bashku.I falenderojë të gjithë ata që bashkëpunuan që ky projekt të përfundojë në fundin e vitit kështu dhe të ndërtohet kjo urë para krishtëlindjeve.
Ministri për Komuntet dhe Kthim u shpreh se është kënaqsi dhe jemi mysafirë të rregullt në këtë komunë.Qëndrushmëria është ajo që vendos,si kjo urë që u lehtëson qarkullim e njerëzve që t’ju sigurojë egzistencën e tyre dhe do të vazhdojmë me strategjinë për kthim të komuniteteve.
Z.Ramiz Rrusta,nënkryetar i komunës së Klinës, tha se ura ka simbolikë ku i lidhë njerëzit dhe e bënë komunikimin më të lehtë,njëherit falenderojë të gjithë ata që e mundësuan ndërtimin e kësaj ure.
Zoran Boriq –përfaqësues I fshati Rudic për komunitetin serb, tha se ky është një bashkëpunim në mes shqiptarëve dhe serbëve dhe lidhë dy bashkësi lokale ku shkurtohet rruga për 7 km,gjë që më pare as token s’kemi mundur ta punojmë.