2013/03/19 - 12:00
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP dhe Agjencia për Ndihmë Juridike Falas , kanë hapur zyrën në komunën e Klinës. Kjo zyre do të jetë në shërbim të qytetarëve të komunës së Klinës , të cilët kanë vështirësi materiale për të pasur ndihmë profesionale juridike.
Komisioni për Ndihma Juridike është themeluar në maj të 2006 dhe vepron si organ i pavarur, përgjegjës për sigurimin e ndihmës juridike falas, në lëmitë penale, civile dhe administrative, për të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilëve iu mohohet qasja në drejtësi, për shkak të mungesës së mjeteve materiale dhe të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligj. Në ceremoninë e përurimit , që është organizuar në sallën e Kuvendit Komunal sqarime për rendësin e kësaj zyre kanë dhënë Zv. ministër i Ministrisë së Drejtësisë Abdyl Ymeri, Drita Rexhepi ,U.D. e Drejtoreshe Ekzekutive, Alban Sutaj, Kryesues i Këshillit për Ndihma Juridike, Virgjina Dumnica, Udhëheqëse e Programit për Drejtësi në kuadër të UNDP Kosova , si dhe Drejtori i Drejtorisë së Administratës në komunën e Klinës, Ndihma Juridike Falas shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës, nëpërmjet byrove të qarkut për ndihmë juridike në pesë regjione të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë dhe Gjilan, dhe pesë zyrave për ndihmë juridike të përkrahura nga Projekti “Qasja në Drejtësi”- UNDP, në Ferizaj, Graçanicë, Dragash, Gjakovë , Skenderaj dhe në veriun e Kosovës-Mitrovicë. Tani edhe qytetarët e komunës së Klinës , kanë një adresë të re qytetarët mund të trokasin për Ndihmë Juridike.
|