Pesë mijë euronga buxheti i KK të Klinëspër të përmbyturit e Shqipërisë
2010/01/18 - 12:00
Në takimin e drejtorëve të drejtorive si dhe nënkryatarit u miratua vendimi për grumbullimin e ndihmave për zonat e përmbytjeve të Shqiprisë. Në takimin e Drejtorëve të Drejtorive si dhe Kryetarit e Nënkryetarit u miratua vendimi për grumbullimin e ndihmave për zonat e përmbytjeve të Shqiprisë.
Kreu i Kuvendit z.Sokol Bashota, tha se qëllimit i këtij takimi është miratimi i vendimit për ndihma në Shqipëri.Edhe pse ka kaluar faza emergjente ne si komunë duhet të solidarizohemi me një shumë modeste për gjendjen që akoma është e rëndë për banorët e Shkodrës dhe fshatërave të përmbytur.Shuma e ndarë gjatë këtij takimi nga KK të Klinës, është pesë mijë euro.
Po ashtu,është formuar komisioni për grumbullimin e ndihmave për zonat e përmbyetjeve në Shqipëri.Komisioni udhëhiqet nga Nënkryetari z.Ramiz Rrusta dhe Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjente z.Esat Raci, në bashkëpunim me tri kompani afariste si “Gllareva”-Bujar Morina,”Citadella”-Arbon Desku dhe “Agrobutrinti”-Beqir Qupeva.
Kryetari gjatë takimit ndau 1/3 e pages së tij si ndihmë për të përmbyturit e Shkodrës,këtij gjesti human i’u bashkuan edhe të gjitha drejtorit ku ndanë shumën nga pagat e tyre prej 50 euro.
Njëherit, ftohen të gjithë qytetarët që dëshirojnë të solidarizohen për të dhënë kontributin e tyre, ndihma për të përmbyturit e Shkodrës, në bashkëpunim me komunën,duhet të kontaktojnë me anëtarët e komisionit të përzgjedhur gjatë këtij takimi,ku është caktuar afati prej 10 ditësh.