Republika e Kosoves

Klinë

Plani rregullues urban i qytetit të Klinës

2010/12/15 - 12:00

Klina vlerësohet si qendër e ekonomisë së bujqësisë dhe ka potencial për zhvillim.  

 
Në takimin parë me publikun, të organizuar nga drejtoria e Urbanizmin dhe Mbrojtjes së Ambientit në bashkëpunim me studion e planifikimit dhe dizajnit urban “Urban Plus” është diskutuar për “Planin rregullues urban të qytetit të Klinës”.
Ilir Gjinolli përfaqësues i studios së planifikimit dhe dizajnit “Urban Plus”është shprehur se ky takim është organizuar për qytetaret që të shprehin kërkesat e tyre, ku ata mendojnë që të ketë përmirësime. Qyteti i Klinës shtrihet me toka pjellore cilësore dhe është e rrethuar në të gjitha anët me toka punuese. Klina vlerësohet si qendër e ekonomisë së bujqësisë dhe ka potencial për zhvillim.  Plani është hartuar në vitin 2005. Ne do të diskutojmë për zonat që përfshihen në këtë plan ,se  çka është plani rregullues urban , synimet e planit rregullues urban dhe si të arrihet deri te synimet.
Plani rregullues urban është bazë ligjore për dhënie të lejes për ndërtim për trajtimin e objekteve egzituese ,rikonstruktim,nivelizim,ndërtimin e ri,rrënimin, si dhe bazë për ndërtimin e rrjetit të infrastrukturës rrugore,ujësjellësit, kanalizimit dhe ngrohjes. Synim për planit rregullues urban është rregullimi i hapësirës publike, ngritja e nivelit të banimit. Pjesëmarrja e qytetareve në proces dhe pronarët e patundshmërisë ,biznesit,organizatat që përfaqësojnë interesa të ndryshme mund të arrihet synimi i planit rregullues ka thënë Gjinolli. Ndërsa, drejtori i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Ambientit në komunën e Klinës  ,Zeqir Morina tha se, për ti larguar mangësitë e planit të qytetit, është bërë plani rregullues urban që duhet të respektohet. Ne si komune e kemi shumë më lehtë të punojmë me këtë plan rregullues. Nga ana e qytetareve fjalën e mori Refki Gashi i cili tha, pas një prezantimi shumë të mirë  nga ana e përfaqësuesve të Urban Plus , dua te shtoj se në komunën e Klinës janë bërë rregullime të mira dhe kur punohet në këto plane gjithmonë duhet bashkëpunimi me qytetaret. Interesat e qytetareve duhet të përputhën me interesat e komunës, por thelbi kryesor është mendimi i qytetarit. Zymer Hasani është shprehur se, si qytetar i komunës së Klinës , e vlerësoj punën që është bërë me rregullimin e shtratit të lumit “Klina” dhe duhet të merret mendimi i qytetarit, çdo here për çdo plan ka thënë Hasani.