2013/03/18 - 12:00
Institucionet e Republikës së Kosovës janë pranë të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe do të ndihmojnë të gjithë banorët që pësuan dëme të mëdha për shkak të vërshimeve, ka thënë Jahjaga.
Të shtunën Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, së bashku më Ministrin e Bujqësisë, Blerand Stavileci,e kanë vizituar komunën e Klinës .
Gjatë takimit në zyrën e Kryetarit të Komunës Sokol Bashota , Presidentja Jahjaga ka thënë se rastet e fatkeqësive natyrore janë të rënda, sidomos ato që përcillen me viktima, fatmirësisht në komunën e Klinës nuk kemi viktima , por këto raste kërkojnë solidaritetin e të gjithëve. Qeveria e Kosovës, ka ndarë një fond të veçantë për të ndihmuar këta banorë.
Kryetari i Klinës, Sokol Bashota, e ka njoftuar Presidenten Jahjaga se janë formuar dy komisione për vlerësimin e dëmeve në Komunën e Klinës, dhe së shpejti pritet të bëhet dezinfektimi i shtëpive, të cilat janë dëmtuar nga vërshimet.
Presidentja Jahjaga së bashku me Kryetarin e Komunës Sokol Bashoten dhe Ministrin e Bujqesise Blerand Stvileci, e kanë vizituar fshatin Zajm . Gjatë takimit me qytetaret e këtij fshatin Jahjaga tha se Institucionet e Republikës së Kosovës janë pranë të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe do të ndihmojnë të gjithë banorët që pësuan dëme të mëdha për shkak të vërshimeve. Edhe Ministri i Bujqësisë , Blerand Stavileci ju ka ofruar përkrahje banoreve .