Republika e Kosoves

Klinë

Promovohet libri “Dy Plisbardhët”

2018/07/16 - 2:26

Në sallën e Kuvendit Komunal Klinë, për nderë të ditëlindjes së 50-të  të dëshmorit të kombit, Sinan Haradin Morina “Daja”, është promovuar libri monografik “Dy Plisbardhët” të autorit Habib Zogaj, kushtuar figurave Haradin A. Morina e Shaban O. Morina, nga fshati Rixhevë, Komuna e Klinës.

Në këtë promovim  morën pjesë Kryetari i Komunës, Prof.  Dr. Zenun Elezaj dhe strukturat tjera qeverisëse, familjarë dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme, të cilat veprojnë në Komunën e Klinës.

Kryetari Elezaj, në kuadër të këtij promovimi, mbajti një fjalë të shkurtër rati, duke e cilësuar si vepër mjaft të rëndësishme, që promovon jetën, kulturën dhe kontributin e protagonistëve dhe gjurmët e tyre që lanë  në historinë e kombit tonë.

Me kërtë rast rreth librit folën edhe kritikë dhe njohës të tjerë të letërsisë.