Republika e Kosoves

Klinë

QINDRA FERMERË PËRFITUES, MBI 250 000 EURO SUBVENCIONE NË BUJQËSI

2024/12/19 - 11:22

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Gjeodezisë dhe Kadastrit, Nikson Daka, kanë pritur në vizitë drejtorin e organizatës, “Islamic Relief Kosova”, z. Mohamed Soliman, ku kanë bërë ndarjen e mekanizmave bujqësorë për më shumë se 200 përfitues, si rezultat i bashkëpunimit mes tyre.

“Rritja e subvencioneve në bujqësi ka qenë një nga synimet e premtimet e mia para fermerëve e qytetarëve. Me qëllim që ta përmbushim këtë premtim, por edhe nevojë e kërkesë e qytetarëve, në vazhdimësi kemi ndarë subvencione. Vetëm këtë vit vlera e subvencioneve në bujqësi, nga buxheti i komunës dhe bashkëfinancimet, është rreth 400 000 euro, ndërsa kanë përfituar qindra fermerë mekanizma të ndryshëm bujqësorë, duke ndikuar në krijimin e kushteve më të mira e lehtësimin e punës për ta” – ka thënë kryetari Elezaj.

Kryetari Elezaj, gjithashtu e falënderoi drejtorin e organizatës, z. Mohamed Soliman, për bashkëpunimin e mirë që kanë dhe bashkëfinancimin e këtij projekti, përmes së cilit fermerët e komunës së Klinës do të arrijnë të fitojnë të ardhura financiare për familjet e tyre.