Qytetarimedia dhe pushteti lokal në Klinë
2010/02/25 - 12:00
Gazeta e përditshme Infopress,zhvilloi një debat në qytetin e Klinës,ku ishin prezent kryetari i komunës z.Sokol Bashota,botuesi i gazetës Infopress, z.Rexhep Hoti,Qani Mehmeti,redaktor në Radio Kosova,redaktori i gazetës z.Agim Kajtazi, gazetarë korrespodent të medieve të ndryshme dhe qytetar të Klinës .
Z.Bashota u shpreh se e përshëndes të vetmen iniciativë që Infopress e ka organizua. Mediat i respektoj shumë,jam munduar që çdo herë t’ua lehtësoj punën e gazetarëve,por media mund të jetë serioze vetëm kur prek interesat e popullit dhe jo vetëm të qeveris. Lajmi që shkon në media le të jetë edhe mesazh jo vetëm lajm.
Qani Mehmeti tha se e kam kënaqësinë të bisedoj për media,dhe është për tu lavdëruar Infopressi,që ka marr një iniciativë të tillë. Në fakt kjo është një nisme për të zbrit poshtë qendrës nga periferitë dhe bashkë me kolegët kishim dëshirë që të dalim edhe në periferi që të shohim nga afër se çfarë thonë periferitë për media.
Nuk ka gazetë jo politike,problemi është se çfarë politik bëhet aty,manipulimi apo e vërteta.
Rexhep Hoti u shpreh, se ngjyrimi politik që kemi ,është një luftë që po bëjmë përpjekje ta tejkalojmë .Politika e gazetës është që të shes tirazh dhe gazetat e gjejnë formën e shitjes.
Agron Gashi-koha ditore,sa i përket hapësirës jam munduar gjithmonë me pasqyrua të vërtetën pozitive. Ne si media lokale kemi raste që nuk mund të marrim informata si p.sh .rasti konkret te KEK-u,dhe Policia që nuk kanë zëdhënës. Sa i përket pushtetit është transparent me media, dhe çdo here ka qenë i gatshëm. Dukurit negative duhet të luftohen.
Gani Ahmetxhekaj-drejtor i shkollës fillore “Ismet Raci”,tha se jam lexues i rregullt i gazetës Infopress,dhe kisha dashtë që në gazeta të iu jepet mundësi çdo fushe. Në çdo gazete hapësire me shumë kanë VIP-it,të huaj,kur një poeti tonë komunal nuk i jepet asnjë hapësire. Porosia ime është t’i shmangemi xhirimeve politike të medieve ,mos të shihet çdo gjë zi.
Enver Maloku-Infopress,është mirë të vazhdohet një praktik e tillë. Në shumë raste një lajm i vogël ka një peshë të madhe,sepse jeta zhvillohet edhe në province jo vetëm në qendër.
Skender Berhami-qytetar,sot Infopress,ka 10 faqe,politik komerciale,10 faqe aktivitete me të arritura,10 faqe me kulturë,6 faqe me aktivitete shqiptare,ku shume pak po i ofrohet qytetareve informacioni i duhur.
Hysni Raci-qytetar,kemi gazeta dhe televizione që nuk ja vlen të lexohen ose të shikohen.
Ismet Krasniqi-Çka e nervozon lexuesin në mjetet e informimit p.sh.fotot e vjetra të qytetit të Klinës,edhe vet personalisht i kam bërë disa foto dhe inxhizime dhe ju kam dërguar RTK-së,radio stacionet lidhen me VOA-ka,dhe në atë kohë e kemi të njëjtin program. Artikujt që dërgohen nga korrespodentët nuk dalin njëjtë,shkurtohen sepse nuk ju japin rëndësi,lajmi nuk duhet të cungohet.
Lala Grabanica-folëm për shtypin në përgjithësi, asnjë gazetë nuk më krijon kënaqësi por vetëm depresion,gjithçka është servil i politikës. Aspekti rinor në gazetat tona nuk eksiton aspak. Tek ne lexues të ri nuk ka,ata që lexojnë janë të moshës mbi 40 vjeç.