Republika e Kosoves

Klinë

Regjistrimi i të dhënave shtesë për personat e vrare dhe të zhdukur në komunën e Klinës

2010/03/01 - 12:00

Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë,të shtunën në komunën e Klinës ka bërë një prezantim para familjareve,  për personat e vrarë dhe të zhdukur në komunën e Klinës, dhe njëherë kanë kërkuar nga familjaret të dhëna të sakta.

Nënkryetari i komunës,Zenun Zeqa, tha që ne si komunë shprehim gatishmëri të ndihmojmë ketë projekt, që të identifikohen sa më shpejt edhe rastet që ende nuk dihet asgjë për fatin e tyre.
Udhëheqësi i Zyrës Humanitare, Bekim Blakaj tha se ky është takimi i 22-të, me radhë nëpër komuna,dhe ky takim sot në komunën e Klinës , ka qenë më i suksesshmi,sepse sot familjarët e personave të vrarë dhe të zhdukur,  na kanë ofrua dokumente shtesë. Gjatë verifikimit, sot kemi marrë të dhëna edhe për një person që ne nuk e kemi pas asnjëherë në listën e të dhënave. Në bazë të dhënave që kemi në dosje janë gjithsej 522 persona, të zhdukur duke përfshire edhe ata që janë nga komunat tjera.
417-janë civil,90-janë ushtarë të UÇK-së,ndërsa 15 janë që ende nuk dihet statusi i tyre,a janë civil apo ushtarë të UÇK-së. Ndërsa për fatin e 101 të zhdukurve as sot e kësaj dite nuk dihet sepse nuk janë identifikuar ende.