Republika e Kosoves

Klinë

Ri-zgjedhet Sokol Bashota kryetar i Komunës së Klinës

2009/12/24 - 12:00

 Pas një gare të shkëlqyeshme zgjedhore dhe një përkushtimi për demokracinë dhe zhvillimin e Komunës së Klinës z. Sokol Bashota rizgjedhet kryetar. Ai si përfaqësuses i PDK-së pas balotazhit mundi kundër-kandidatin e tij nga AAK-ja  Pas një gare të shkëlqyeshme zgjedhore dhe një përkushtimi për demokracinë dhe zhvillimin e Komunës së Klinës z. Sokol Bashota rizgjedhet kryetar. Ai si përfaqësuses i PDK-së pas balotazhit mundi kundër-kandidatin e tij nga AAK-ja. 

Ne rrethin e pare të zgjedhjeve z. Bashota ka udhëhequr me 36,77% kundrejt 7 kandidatëve të tjerë. Ndërsa, pas balotazhit ai ka fituar dhe rezultatet priten të publikohen shpejt edhe nga Komisioni Qëndrorë Zgjedhor.
Kryetari Sokol Bashota ka udhëhequr me Klinën edhe në mandatin paraprak dy  vjeçar. Kjo është fitorja e tij e dytë. Me ligjin e ri mbi pushtetin lokal, kryetari udhëheqë për katër vjet radhazi.
Gjatë udhëheqjës dy vjeçare z. Bashota ka investuar në Komunën e Klinës mbi shtatëmbëdhjetë milion euro, që ka qenë një shtytje e madhe për zhvillimin komunal dhe një inercion për zhvillimin e hovshëm që ka marrë Klina. Ai poashtu ka vendosur gurthemelet e një strategjie afatëgjatë të zhvillimit të drejtë të arsimit dhe shëndetësisë, por edhe të ekonomisë dhe ambientit.
Buxheti komunal për katër vjetët e ardhëshme do të jetë rreth nëntë milion euro ne investimet kapitale duke mos llogaritur edhe premtimin prej pesëdhjetë milion eurosh nga Kryeministri Thaçi. Kjo, nënkupton se Klina si qëndër e vogël, por mjaftë e rëndësishme ka nisë rrugën drejtë një zhvillimi të hovshëm dhe kuptimplotë.
Duke qënë një qytet i vogël me 5 lumenjë, gjatë këtij mandati, Klina do të furnizohet edhe me ujë të pijshëm dhe me një plan të rëndësishëm afatëgjatë urbanistik,gjë që ia mundëson Klinës një përparim dhe përspektivë të jashtzakonshme.
Sipas kryetarit Bashota investimet e huaja kanë filluar dhe trend i tillë do të vazhdoi dhe do të rritët edhe gjatë mandatit të ri. Kjo nuk është premtim, por diçka që tashmë ka filluar dhe nuk do të ndalet pohoi z. Bashota.
Të gjitha objektët e vjetra komuniste të vitevë të 50-60ta, që ia kishin zënë frymën qytetit janë rrenuar dhe ua kanë leshuar rrugën ndërtimeve moderne. Objekti i komunës do të jetë më moderni në Ballkanë, jo vetëm për nga pamja, por edhe nga ofrimi i shërbimeve administrative. Do të jetë Shtepia e Bardhë e Klinës.  Ndërsa, Kuvendi Komunal do të punoi në regulloret dhe proceduarat e mbrojtjës së bizneseve dhe interesave të banorëve të Klinës. Vetëm në këtë mënyrë Kuvendi e kryen detyren e vet të besuar nga banorët Klinas.
Ceremonia e Betimit të Kryetarit Bashota do të bëhtë pas shpalljës zyrtare të balotazhit për Komunën e Klinës nga Komisioni Qëndror Zgjedhor.