Republika e Kosoves

Klinë

RINOVOHET SHKOLLA “TRE DËSHMORËT” NË JASHANICË

2024/03/27 - 5:51

Në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Tre Dëshmorët” në Jashanicë sot është bërë përurimi i rinovimit të shkollës, projekt i realizuar falë bashkëpunimit të mirë e korrekt që ka pasur Komuna e Klinës me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, nëpërmjet BE-së dhe Bankës Botërore të cilët kanë financuar projektin.
Në këtë ngjarje të rëndësishme kanë marrë pjesë kryetari i komunës, prof. dr. Zenun Elezaj, drejtori i Arsimit, z. Qemajl Sejdija, zëvendësministri i Ekonomisë, z. Getuar Mjeku, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Aleksandro Biankardi, drejtori i FKEE-së, z. Driton Hetemi, përfaqësuesi i Bankës Botërore, z. Lundrim Aliu.
Në kuadër të këtij projekti është bërë izolimi i jashtëm, izolimi i çatisë, zëvendësimi i dyerve me dyer efiçiente, vendosja e sistemit të ri të ngrohjes qendrore me pelet dhe ndriçimi led.
Në kuadër të fondeve të BE-së për masat e efiçencës energjetike janë 5 shkolla që janë rinovuar e dy të tjera do të rinovohen këtë vit, ku investimi vetëm në shkolla është afër 600 000 euro.
Po ashtu janë tri ndërtesa të banimit social dhe 30 amvisëri që kanë përfituar. Në total janë rreth 1.3 milion euro investime për masat e efiçencës energjetike në Klinë.