Republika e Kosoves

Klinë

Ripërtërihet marrëveshja në mes të komunës së Klinës dhe ICITAP-it

2012/04/18 - 12:00

 
Programi ndihmës trajnues ndërkombëtar i hetimit  të krimit

Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara-ICITAP ka filluar pilot programin në vitin 2003 në Kosovë në katër komuna, tani 32 komuna qe janë përfshirë në programin  ICITAP- Programin ndihmës trajnues ndërkombëtar i hetimit të krimit. Në vitin 2005 ICITAP ka bërë marrëveshje me komunën e Klinës për formimin e ekipeve të bashkëpunimit të qytetarëve me policin dhe policisë me qytetarë , por kjo marrëveshje  nuk kanë funksionuar . Për të funksionuar ky bashkëpunim kryetari i komunës Sokol Bashota  dhe përfaqësuesi i programit të ICITAP-it Bedri Cani janë dakorduar që ta ripërtërijnë këtë marrëveshje.
Kryetari Bashota është shprehur se: jam i gatshëm që të fillojmë prapë formimin e ekipeve të bashkëpunimit në mes policisë me qytetar dhe qytetareve me polici.
Ndërsa , përfaqësuesi i ICITAP-it-Bedri Cani ka thënë se: qëllimi kryesor i këtij programi është formimi i një marrëdhënie të re dhe mbështetja e marrëdhënies ekzistuese në mes të anëtareve të komunitetit , përfaqësuesve të komunave dhe policisë , duke zhvilluar forume për bashkëveprim dhe pjesëmarrje. Sot jemi këtu që ta ripërtërijmë këtë marrëveshje ku do të formohet komisioni i përzgjedhës  së ekipeve vepruese dhe përfitime apo dobitë e mundshme janë këto: Rritja e vetëdijesimit të qytetarëve për aktivitetet e policisë. Përmirësimi i komunikimit në mes qytetarëve dhe policisë. Kuptimi i roleve individuale që kanë qytetarët në zvogëlimin e shkallës së krimit, rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e kushteve jetësore. Rritja e shkathtësive për zgjidhjen e problemeve. Përpilimi i një plani të shkruar për zgjidhjen e një problemi të caktuar në bashkësi. Krijimi i rrjetit mbështetës të bashkësisë në të cilat është realizuar ky projekt dhe krijimi i kushteve më të mira jetësore në bashkësi  ka thënë Cani.