Republika e Kosoves

Klinë

Rotary Club Peja dhuron një automjet për QKMF-në në Klinë

2012/10/24 - 12:00

 Rotary Club nga Peja në bashkëpunim me Rotary Club nga Anglia  i  kanë  dhuruar një automjet për ndërhyrjen e shpejtë emergjente shtëpisë se shëndetit” Nenë Tereza”, në Klinë, në  vlerë  prej 18 mijë euro. 

 Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit të automjetit përfaqësuesi i Rotary Club  Peja- Seremb Gjergji është shprehur se: se ky automjet për ndërhyrjen e shpejtë emergjente, do t’i ndihmojë pacienteve, që ata të marrin me lehtë një shërbim shëndetësorë, duke premtuar edhe donacione tjera, për shtëpinë e shëndetit” Nenë Tereza”, të Klinës. 

Kemi dhuruar  disa donacione të ndryshme në vende të ndryshme të Kosovës, ky është donacioni i shtatë që sot po i dhurojmë QKMF-së në Klinë. Gjatë kësaj javë do të dhurojmë edhe 7-10 dyshek për këtë qendër, ndërsa gjatë muajit nëntor sipas mundësive planifikojmë që këtë qendër ta furnizojmë me pajisje shtese për qendrën emergjente si dhe një autoambulancë me të gjitha pajisjet bazë. Deri në fund të muajit prill të viti të ardhshëm në plan kemi që të furnizojmë këtë qendër edhe me një kombi e ulëse për pacientët me Dializë  në komunën e Klinës që t’iu mundësojmë udhëtimin sa më të mirë për në spitalin e Pejës ka thënë Gjergji.

Nënkryetari i komunës Zenun Zeqa ka thënë se jemi mirënjohës për  Rotary Club Peja  që ka shpreh dëshirë për me sjell  këtë donacion në komunën tonë.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare” Nënë Tereza” në Klinë, Ali Ahmetxhekaj,  e ka  falënderuar j Rotary Club Pejën për këtë donacion sepse në kohën kur është nevoja është shumë e madhe ata erdhën në Klinë, duke e përmirësuar gjendjen në QKMF-ë. Shpresojmë me premtime për të ardhmen nga Rotary Club Peja dhe disa OJQ,  Shtëpia e Shëndetit “Nena Terezë” në Kline do të behët më autoambulanca të reja ka thënë Ahmetxhekaj.