2013/03/26 - 12:00
Misioni i Rotarisë “Shërbim mbi Vetveten”, u realizua sërish në organizim ndarjes së investimeve në 50% nga përfaqësuesi i Rotary Peja, Seremb Gjergji dhe 50% Rotary Peja .
Rotary Club Peja muaj me parë i ka dhuruar QKMF-së në Klinë një automjet për ndërhyrje të shpejt emergjente, si dhe 10 dyshek . Por, donacionet nga Rotary Peja kanë vazhduar me lyerjen dhe renovimin e mureve të kësaj qendre . Kjo ndihmë e radhës vjen nga përfaqësuesi i Rotary Peja ,Seremb Gjergji dhe Rotary Club Peja, ku është bërë ngjyrosja e hapësirës rreth rreth 700m2 dhe e bombolave (Bocave) të Oksigjenit të kësaj qendre.
Misioni i Rotaris “Shërbim mbi Vetveten”, u realizua sërish në organizim ndarjes së investimeve në 50% nga përfaqësuesi i Rotary Peja, Seremb Gjergji dhe 50% Rotary Peja . Kryetari i RCP, Fadil Gashi ka thënë se synimi ynë si klub është që t’u dalim në ndihmë brenda mundësive të gjitha institucioneve që çdo ditë kanë kontakte dhe ndihmojnë qytetarët. Ndërsa, drejtori i QKMF-së, z. Ali Ahmetgjekaj ka thënë se vazhda e ndihmesave, kjo lyerje qe Qendrës Emergjente nënkupton së pari pastërti më të madhe për pacientin, dhe për personelin i cili operon në këtë hapësirë pa ndërprerë 24 orë.
Seremb Gjergji për kontributin e tij financiar thotë se është kënaqësi që sërish ka pasë mundësinë ta ndihmoj komunitetin e Klinës më të cilin ndanë përditshmërinë.