Rritje të pagave për mësimdhënësit në arsim
2010/06/10 - 12:00
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi dhe ministri për Arsim Enver Hoxhaj, iu bashkuan darkës së organizuar nën patronatin e Qeveris së Kosovës për mësimdhënësit e komunës së Klinës, me rastin e përmbylljes së suksesshme të vitit shkollor.

Gjatë këtij takimi, Kryeministri i Kosovës,Hashim Thaçi falënderoi mësimdhënësit e kësaj komune për punën e shkëlqyer edukativo arsimore dhe tha se qeveria ka prioritet investime në arsim ku do të ketë edhe rritje të pagave për mësimdhënësit brenda vitit.
Njëherë edhe ministri i Arsimit Enver Hoxhaj, falënderoj mësimdhënësit e komunës së Klinës , dhe tha se padyshim rezultatet në arsim shihen në komunën e Klinës.
Drejtori i Arsimit Ramiz Rrusta tha se komuna e Klinës ka arrit ngritje në arsim, ku theksoi se nxënësi i kësaj komune ,Arbër Selimi ka zënë vendin e parë në Olimpiadën e matematikanëve në rajon.