2013/05/15 - 12:00
Qëllimi i kësaj vizite ka qenë pjesë e fushatës “Është Koha për Evropë” ku z. Zhbogar do t’i vizitoj të gjitha komunat e Kosovës.
Kryesuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar i shoqëruar nga zëvendësdrejtori gjeneral nga Brukseli Joost Korte e kanë vizituar komunën e Klinës.
Gjatë këtij takimi kryetari i komunës, Sokol Bashota, e ka njoftuar kryesuesin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar për zhvillimet e përgjithshme në komunën e Klinës, si dhe për sfidat që ballafaqohet komuna e Klinës, si menaxhimi i mbeturinave , uji i pijshëm dhe higjenik etj. Bashota e ka falënderuar Zhbogarin për të gjitha investime që i ka bërë deri më tash BE-ja në komunën e Klinës , si ura në fshatin Zllakuqan, renovimi i urës së vjetër të qytetit të Klinës, pastaj fabrika e qumështit me pesë pika të grumbullimit të qumështit si dhe ujësjellësin për 13 fshatra të Klinës dhe Impiantin e ujit të pijshëm. Sa i përket procesit të kthimit , çdo qytetar i Klinës ka lëvizje të lirë , dhe Klina njihet si shembull i mirë për procesin e kthimit. Po ashtu, Klina ka 95% tokë bujqësore, ku qytetaret merren me bujqësi, si me sera, blegtori etj, që janë biznese të mesme dhe të vogla ka thënë Bashota.
Kryesuesi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, duke e falënderuar kryetarin e komunës Sokol Bashotën , ka thënë se: Ju falënderoj për prezantimin shumë të mirë për komunën tuaj. Ne i dëgjuam të gjitha sfidat që ballafaqohet komuna e Klinës , dhe BE –ja është e gatshme për bashkëpunim edhe në të ardhmen për projekte që janë të nevojshme për komunën tuaj.
Zëvendësdrejtori gjeneral nga Brukseli ,Joost Korte ka thënë se më vjen mirë që sot jam në Klinë , për të par se me çka ballafaqohen komunat e vogla. Sa i përket financimit të Unionit Evropian është duke u punuar programi për 7 vjet të ardhshme , ku do të shohim se cilat janë prioritet më të rëndësishme që mund të financojmë.
Zhbogar dhe Korte e kanë vazhduar vizitën e tyre edhe në fshatin Dresnik, urën e vjetër të qytetit të Klinës , si dhe përmbylljen e kësaj vizite e kanë bërë me intervistën e dhënë, në të vetmen radio lokale në Klinë – radio Alba.