Republika e Kosoves

Klinë

Seanca e dytë e Kuvendit Komunal për vitin 2011

2012/03/01 - 12:00

Është mbajtur seanca e dytë e Kuvendit Komunal e udhëhequr nga kryesuesi Fadil Gashi. Gjatë kësaj është debatuar për Projekt Rregulloren për Komitete Konsultative, ku është thënë se anëtaret e komiteteve konsultative duhet të jenë njohës dhe profesionist të lemisë përkatëse, me qëllim të hartimit të propozimeve dhe dokumenteve tjera profesionale .

Është mbajtur seanca e dytë e Kuvendit Komunal e udhëhequr nga kryesuesi Fadil Gashi. Gjatë kësaj është debatuar për Projekt Rregulloren për Komitete Konsultative, ku është thënë se anëtaret e komiteteve konsultative duhet të jenë njohës dhe profesionist të lemisë përkatëse, me qëllim të hartimit të propozimeve dhe dokumenteve tjera profesionale . Komiteti Konsultativ është propozuar që të jetë i përbërë nga 5 anëtarë , ku deputetet Blerta Maliqaj dhe Qamile Qitaku kanë kërkuar të respektohet barazia gjinore, që në përbërjen e anëtareve të ketë edhe femra dhe të ju kompozohen shpenzimet.  Po ashtu, është debatuar edhe rreth pikës së shqyrtimit të Raportit Financiar të Komunës për vitin 2011. Drejtori për Buxhet e Financa Refki Krasniqi ka folur për Raportin Financiar për vitin 2011 duke thënë se : për të analizuar realizimin e buxhetit për vitin 2011 do të japin një pasqyrë të buxhetit, të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore. Buxheti i realizuar në periudhën janar-dhjetor 2011 në vlerë prej 7.347.750.98 €, krahasuar me buxhetin e realizuar në vitin paraprak 2010 në vlerë prej 6.306.551.27 € ,ka rritje për 14.17 %, ndërsa krahasuar me buxhetin e planifikuar në vlerë prej 6.869.555.00 €, buxheti i realizuar ka rritje për 6.51 %. Të hyrat e realizuara gjatë vitit 2011 në vlerë prej 719.035.49 € ( pa participimet nga qytetaret) , krahasuar me të hyrat e vitit 2010 në vlerë prej 729.144.78 € , janë zvogëluar për 14 %, ndërsa të hyrat e realizuara gjatë vitit në vlerë 719.035.49 €, krahasuar me të hyrat e planifikuara për 2011 në vlerë prej 630.000.00 €, janë rritur për 12.38 %.  Kryetari i komunës Sokol Bashota gjatë debatit për shqyrtimin e raportit financiar për vitin 2011 ka thënë se: nëse e krahasojmë vitin 2007 me 2011 minimumi i investimeve kapitale është 3 herë me i madhe tani për vet faktin se në vitin 2007 buxheti ka qenë diku rreth 650 mije euro e sot është rreth 2 milion euro ka thënë kryetari Bashota.