Republika e Kosoves

Klinë

Seanca e dytë e punës së Asamblesë e KK të Klinës

2010/02/15 - 12:00

 Fjala hyrëse ishte e Kryetarit të Komunës z.Sokol Bashota ,ku përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe njoftoi që në mungesë të udhëheqësit të asamblesë z.Pjetë Coli,do ta zëvendësohet me z.Ndue Shabani.  Fjala hyrëse ishte e Kryetarit të Komunës z.Sokol Bashota ,ku përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe njoftoi që në mungesë të udhëheqësit të asamblesë z.Pjetë Coli,do ta zëvendësohet me z.Ndue Shabani.

 

 

Z.Ndue Shabani pas përshëndetjes i njoftoi të pranishmit me rendin ditor të seancës që ishin:
1. Arsyetimi i mungesave,   
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar,
3. Dhënia e betimit të dy këshilltareve nga radhët e LDK-së,
4. Miratimi i Propozim-vendimi për zgjedhjen e Kryesuesit të Kuvendit,
5. Formimi i Komisionit profesional për plotësimin dhe ndryshimin e Statutit të Komunës,
6. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-vendimeve për Formimin e Komiteteve obligative:
Komiteti për Politikë dhe Financa dhe Komiteti për Komunitete,
7. Miratimi i Propozim-vendimit për caktimin e orarit vjetor të mbajtjes së mbledhjeve të Kuvendit të Komunës dhe Komitetit për Politikë dhe Financa,
8. Të ndryshme.

 

Tek pika e pare e rendit të ditë u njoftua se vetëm një këshilltar mungon prej 27 sa janë gjithësie.
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar u aprovua unanimisht pa asnjë vërejtje.
Dy këshilltare nga ana e LDK-së,Marije Selamni dhe Filloreta Berisha dhanë betimin për antare të asamblesë,duke zavendësuar antaret që dhanë dorëheqje në seancën e kaluar.
Për komisionin verifikues u përzgjodhën nga PDK-ja,Blerta Maliqi,LDK-ja,Filloreta Berisha,LDD-ja,Elfije Gashi.
Ndërsa për komision zgjedhor u përzgjodhën nga PDK-ja,Ramush Agushi,LDK-ja,Sefë Morina dhe LDD-ja,Zenun Zeqa.

 

Dylaman Gashi,në emër të antarëva të LDK-së e propozoi për Kryesues të asamblesë z.Fadil Gashin po ashtu nga LDK-ja.edhe Esat Raci nga PDK-ja tha që e mbështesim propozimin e z.Dylaman Gashit.Pasi që nuk kishte konkurrent të tjerë nga 27 këshilltarë të asamblesë votuan 26 në mungesë të njërit,ku me 17 vota pro dhe 9 të përmbajtur,Kryesuese për asamble u emërua z.Fadil Gashi nga partia e LDK-së.
Për formimin e komisionit profesional për plotësimin dhe ndryshimin e Statutit të Komunës,janë përzgjedhur:PDK,Esat Raci,AAK,Mrika Marku,LDK,Lek Prenaj,LDD,Zenun Zeqa,2 nga zyra ligjore dhe PSHDK,në mungesë të tyre pritet që të vendoset në seancën e ardhshme.
Për Politikë dhe Financa,si komitet i përhershëm me këtë përbërje :Fadil Gashi-Kryesuesi,
PDK-Ramush Agushi,Halil Desku,
AAK-Agron Bacaj,Kol Prenaj,
LDK-Ndue Shabani,

 

LDD-pritet plotësimi i një kandidati nga kjo parti.
Komiteti për Komunitet,si komitet i përhershëm me këtë përbërje: tri nga partitë me të mëdha si:
PDK-Qamile Qitaku,
AAK-Shukrije Shala,
LDK-Dulaman Gashi,
Ndërsa për katër vende të tjera vendosë Zyra për Komunitet.
Orari vjetor të mbajtjes së mbledhjeve të Kuvendit dhe Komitetit për Politikë dhe Financa për vitin 2010.
Seancat e rregullta të Kuvendit të Komunës së Klinës,javën e fundit të muajit,ditë e Premte.
Seancat e rregullta të Komitetit për politik dhe Financa do të mbahen 10 ditë para seancave të Kuvendit të Komunës.
Kuvendi I Komunës së Klinës mbanë së paku 10 seanca brenda vitit 2010,pesë prej të cilave duhet të mbahen gjatë gjashtë muajve të pare të vitit.
Mbledhjet plotësuese të Kuvendit dhe Komitetit për Politikë dhe Financa mund të mbahen çdo kohë.
Ndërsa te pika e fundit e rendit të ditës u përzgjodhën shefat e grupeve parlamentare nga
PDK-Halil Desku,
AAK-Haxhi Ibishi,
LDK-Ndue Shabani.