Seanca e I-rë e punës për vitin 2011
2011/01/28 - 12:00
Seancën e I-rë, të punës së Kuvendit Komunal në Klinë, si zakonisht e hapi kryesuesi i kuvendit Fadil Gashi duke ju uruar një vit të mbar të gjithë pjesëmarrësve në Kuvend
Seancën e I-rë, të punës së Kuvendit Komunal në Klinë ,si zakonisht e hapi kryesuesi i kuvendit Fadil Gashi duke ju uruar një vit të mbar të gjithë pjesëmarrësve në Kuvend dhe vazhdoi paralajmërimin e rendit të ditës , duke kërkuar nga anëtaret e Kuvendit që pikën e fundit, të ndryshme për arsye të nënkryetarit të komunës që ishte i angazhuar ta ndryshojnë, duke e vënë në rend të pikës së dytë ,dhe ky ndryshim i rendit të ditës u aprovua nga anëtaret e Kuvendit pa asnjë diskutim. Te pika të ndryshme nënkryetari i komunës, Zenun Zeqa e ka bërë njoftimin e se është emëruar drejtor i Kadastër , Gjeodezi dhe Pronësisë , Mark Buzhala. Seanca vazhdoi me piken tjetër të shqyrtimit dhe miratimit të procesverbalit të seancës së kaluar ku edhe kjo pikë është aprovuar pa ndonjë vërejtje. Pika e tretë e seancës shqyrtimi dhe miratimi i Preferencës së KPF, kryesuesi tha se ju njoftoi se të gjitha kërkesat e natyrës së njëjtë për dhënie në shfrytëzim të përkohshëm të pronës , të refuzohen për arsye sepse tani e tutje kërkesat duhet të procedohen sipas Ligjit për dhënie në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës , që ka filluar të implementohet që nga 15 dhjetori 2010. Kryesuesi e vazhdoi këtë pik duke thënë, se janë dy kërkesa që janë shqyrtuar në KPF. Familja e dëshmorit Skënder Rexhepi dhe e ish kryetarit të komunës Ismet Raci, që kanë kërkuar nga Kuvendi i komunës që të financohen për realizim e filmave dokumentar, kushtuar dëshmorit Skënder Rexhepi dhe ish kryetarit Ismet Raci. Me të gjitha votat pro aprovohet edhe kjo pik e rendit të ditës ku familjes së dëshmorit Skënder Rexhepi i ndahen 1000 € , ndërsa për kërkesën e familjes së Ismet Raci janë ndarë 2000 €. Pika e radhës për shqyrtimin dhe miratimin e Propozim-vendimit për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit dhe Komiteteve obligative për vitin 2011 dhe pika e shqyrtimit dhe miratimi të Propozim-vendimit për Riemërtim dhe organizimin e Zyrave komunale për Komunitete dhe Kthim në komunën Klinës, janë aprovuar nga ana e anëtareve të kuvendit. Pika e fundit në rend dite ishte, përgatitjet për shënimin e 3-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke e mbyll seancën e I-rë për vitin 2011.