Seanca e V-të e Kuvendit Komunal të Klinës
2011/05/27 - 12:00
Komandanti i Stacionit të Policisë në Klinë, Kapiten- Agron Hasanaj, ka dhënë një njoftim mbi gjendjen e sigurisë në ketë komunë gjatë këtij viti.
Në seancën e V-të, të radhës së Kuvendit Komunal të Klinës, është debatuar për çështje të ndryshme. Fillimisht, komandanti i Stacionit të Policisë në Klinë, Kapiten Agron Hasanaj, ka dhënë një njoftim mbi gjendjen e sigurisë në ketë komunë gjatë këtij viti. Ai tregoi se situata e sigurisë është e mirë përjashtuar disa incidente të vogla që nuk e prishin situatën e përgjithshme të sigurisë. Sipas tij gjatë këtij viti ka pasur konfiskime të armeve, janë shqiptuar gjoba në komunikacion për shkelësit e ligjit të trafikut.
Këshilltarët kanë miratuar unanimisht edhe ndryshimet në projekt rregulloren e punës së Kuvendit dhe komuniteteve ku theks të veçantë i është kushtuar mungesës ligjore për caktimin e një zyrtari tjetër për udhëheqjen e seancës në rast së mungon kryesuesi. Është debatuar edhe Planin vjetor të Punës së Zyrës së Prokurimit 2011 ku janë planifikuar shpenzimet për projektet e ndryshme dhe ato për komunalit. Ndërsa , propozim-vendimi për Formimin e Këshillit të Eksperteve të planifikimit është shtyrë për seancën e radhës .