Republika e Kosoves

Klinë

SHENJËZOHET LOKACIONI PËR VEND-PARKINGJET E TAKSISTËVE DHE SHTOHEN VENDPARKINGJE TË REJA PËR TAKSISTË

2022/12/03 - 10:21

Pas shqyrtimit të kërkesave të taksistëve, kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka njoftuar që është marr vendim për caktimin e lokacionit të ri për parkingun e taksistëve, që është në hyrje të qytetit, pranë lumit “Klina”.
“Pas caktimit të lokacionit, menjëherë kemi bërë edhe shenjëzimin e vend-parkingjeve, ku do të fillojë edhe parkimi i taksistëve aty, ndërsa respektimi i vend-parkingjeve do të inspektohet nga Drejtoria e Inspektoratit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.” – ka thënë Elezaj.