Shënohet Dita e Evropës në komunën e Klinës
2011/05/10 - 12:00
Me aktivitete të ndryshme sportive, është shënuar Dita e Evropës edhe në komunën e Klinës.
Me aktivitete të ndryshme sportive, është shënuar Dita e Evropës edhe në komunën e Klinës. Zyra për Integrime evropiane në bashkëpunim me Qendrën Rinore “Ardhmëria” në Kline, kanë organizuar maratonën me biçikleta për te rinjtë e Klinës. Kjo maratonë është përkrahur nga Kuvendi Komunal i Klinës, me ushqim ditor , me nga një fanellë me mbishkrim destinuar kësaj date si dhe shpërblime për tri vendet e para. Ndërsa , në Zllakuqan, është mbajtur turniri në futboll të vogël për meshkuj dhe volejboll për femra , organizuar nga OJQ “Era” në bashkëpunim me drejtorin e shkollës fillore dhe komunën e Klinës.