Republika e Kosoves

Klinë

SHËNOHET DITA E SHKOLLËS “ALI KRASNIQI” NË UJMIRË TË KLINËS

2024/03/07 - 12:02

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Qendrim Millaku dhe komandantin e Policisë, Ragip Bytyqi, veprimtarë e veteranë të arsimit, kanë marrë pjesë në shënimin e ditës së shkollës që mbanë emrin e dëshmorit të kombit, Ali H. Krasniqi.
Kryetari Elezaj me një fjalë rasti para nxënësve, mësimdhënësve, prindërve e shumë të tjerëve të pranishëm, tha se ishte i lumtur që gjendet pranë tyre në këtë ditë kremte.
“Kjo shkollë ka një traditë të gjatë në edukimin dhe arsimimin e nxënësve. Gjatë viteve të okupimit ka pasur edhe një mision patriotik, edukimi i nxënësve në frymë atdhetare.
Urime dita e shkollës! Urime 7 Marsi!” – ka thënë ndër të tjera kryetari Elezaj.
Ky manifestim u shoqërua me vargje poezie, këngë e valle nga nxënësit e shkollës, përgatitur së bashku me mësimdhënësit e tyre.