Republika e Kosoves

Klinë

SHËNOHET DITA E SHKOLLËS “ISA BOLETINI” NË DRENOC TË KLINËS

2022/05/06 - 7:49

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë, Agron Bacaj dhe drejtori i Inspektoratit, Faruk Smajli, kanë marrë pjesë në manifestimin e ditës së shkollës fillore të mesme të ulët “Isa Boletini” në fshatin Drenoc të Komunës së Klinës.

Programi për shënimin e kësaj dite filloj me një minut heshtje, me rastin e vdekjes së mësuesit të kësaj shkolle, Hajdin Daka.

Kryetari Elezaj, me një fjalë rasti para nxënësve, mësimdhënësve, prindërve e shumë të tjerëve të pranishëm, tha se ishte i lumtur që gjendet pranë tyre në këtë ditë kremte.

“Jemi krenar për emrin dhe veprat e patriotit dhe atdhetarit të madh “Isa Boletini” që mbanë kjo shkollë, si dhe historinë e të arriturat e saj ndër vite. Uroj që në vazhdimësi kjo shkollë të nxjerrë talente të reja e që përkrahja institucionale asnjëherë nuk do të mungojë. Ta gëzoni ditën e shkollës”, tha në fund Elezaj.

Ky manifestim u shoqërua me vargje poezie, këngë e valle nga nxënësit e shkollës, përgatitur së bashku me mësimdhënësit e tyre.

Në fund u ndan mirënjohje për mësimdhënësit të cilët kanë arritur suksese në gara të ndryshme dhe një mirënjohje post-mortem, për të ndjerin, mësuesin Daka.