2018/10/23 - 3:33
Shkollat fillore “ Motrat Qiriazi” në Klinë dhe “Atë Gjergj Fishta ” në fshatin Jagodë të Komunës së Klinës sot kanë shënuar përvjetorin e ditës së themelimit të tyre.
Në këtë ngjarje kulturore të organizuar nga stafi i shkollës, morën pjesë Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arben Limanaj i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij si dhe drejtorë, mësimdhënës, nxënës,prindër dhe musafirë të tjerë.
Në këtë manifestim përveç fjalimeve nga drejtorët e këtyre shkollave u shfaq edhe një program i pasur kulturor dhe artistik, me këngë, valle e poezi si dhe u paraqitën sukseset e shkollave në fjalë përgjatë viteve dhe rezultatet aktuale të tyre.
Më një fjalë rasti iu drejtua të pranishmëve edhe Drejtori i Arsimit, Arben Limanaj, duke theksuar se : Drejtoria Komunale e Arsimit edhe në të ardhmen do të realizojë projekte në infrastrukturës shkollore dhe në zhvillimin professional të mësimdhënësve të këtyre shkollave , sepse vetëm me një bashkëpunim dhe investim serioz mund t’ia dalim në realizimin e obligimeve dhe detyrave që parashtron para nesh kurrikula e re në zhvillimin sa më cilësor të kompetencave të nxënësve në secilën klasë, në secilën shkallë dhe në secilin nivel të arsimit parauniversitar.
Gëzuar ditën e shkollës.
Suksese dhe mbarësi në rrugën tuaj të dijes!