" /> --> Shënohet dita e shkollës “Nënë Tëreza” në Budisalc të Klinës – Komuna Klinë
Republika e Kosoves

Klinë

Shënohet dita e shkollës “Nënë Tëreza” në Budisalc të Klinës

2018/12/10 - 4:38

Në fshatin Budisalc të Komunës së Klinës është shënuar dita e shkollës, e cila mban emrin e humanistes më të madhe të kombit dhe të universit botëror, shenjtëreshës   “Nënë Tereza”.

Në këtë manifestim solemn ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës sv Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj me bashkëpunëtorët e tij, nënkryetarin e Komunës, prof. Besim Hoti, kryesuesin e Kuvendit, z. Fadil Gashi dhe drejtorin e DKA-së, prof. Arben Limani.

Kryetari Elezaj, në fjalën e tij të rastit, para nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe të pranishmëve të tjerë , theksoi   se Komuna e Klinës me Drejtorinë  saj të Arsimit, ka vënë në prioritet shumë  çështje që lidhen me arsimin dhe edukimin e nxënësve, si ngritjen e infrastrukturës shkollore nëpër shkolla, zbatueshmerinë e reformave mësimore etj.  “Besoj se do të jetë një përkushtim i veçantë edhe i institucioneve  të  Republikës së Kosovës që të  krijohen mundësi edhe më të mira në fushën e arsimit dhe të edukimit të këtyre brezave dhe të krijohen kushte të  mira edhe për  gjeneratat që vijnë. Mësimi dhe edukimi janë investimet më të sigurta për një shoqëri të zhvilluar”, theksoi kryetari Elezaj,

Në fund të programit u ndan mirënjohje për të gjithë ata, të cilët kontribuuan në rrugën e dijes në këtë shkollë ndër vite.