Republika e Kosoves

Klinë

SHËNOHET DITA E SHKOLLËS “XHAFER GASHI” NË PËRÇEVË TË KLINËS

2024/03/07 - 12:04

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Arsimit, Qemajl Sejdija, kanë marrë pjesë në manifestimin e ditës së shkollës fillore të mesme të ulët “Xhafer Gashi” në fshatin Përçevë të Komunës së Klinës.
Kryetari Elezaj me një fjalë rasti para nxënësve, mësimdhënësve, prindërve e shumë të tjerëve të pranishëm, tha se ishte i lumtur që gjendet pranë tyre në këtë ditë kremte.
“7 Marsi, Dita e Mësuesit, është një ditë reflektimi e falënderimi ndaj të gjithë mësimdhënieve për kontributin, angazhimin e sakrificën e tyre në kohë të vështira, që nga hapja e Mësonjëtores së Korçës deri te sistemi “shtëpi-shkollë” në vitet 90-ta, kohë kur shkollat kishin mision çrrënjosjen e analfabetizmit por shërbyen edhe si qendra të edukimit patriotik.
Urime dita e shkollës! Urime 7 Marsi!” – ka thënë Elezaj.
Ky manifestim u shoqërua me vargje poezie, këngë e valle nga nxënësit e shkollës, përgatitur së bashku me mësimdhënësit e tyre.