2008/06/02 - 12:00
Në mbledhjen e radhës së bordit të drejtorëve kryetari Sokol Bashota shpalosi disa nga preokupimet aktuale ne ekzekutivin klinas.
Ne ketë takim kryetari Bashota tha se jemi para fillimit të disa projekteve që kanë të bejnë me infrastrukturën po edhe të disa projekteve që pritet të realizohen së shpejti.
Bashota poashtu kërkoi angazhim të vazhdyeshëm nga drejtorët më qëllim te një efekasiteti të punëve dhe angazhimeve që ka ekzekutivi klinas. Në mbledhjen e radhës së bordit të drejtorëve kryetari Sokol Bashota shpalosi disa nga preokupimet aktuale ne ekzekutivin klinas.
Ne ketë takim kryetari Bashota tha se jemi para fillimit të disa projekteve që kanë të bejnë me infrastrukturën po edhe të disa projekteve që pritet të realizohen së shpejti.
Bashota poashtu kërkoi angazhim të vazhdyeshëm nga drejtorët më qëllim te një efekasiteti të punëve dhe angazhimeve që ka ekzekutivi klinas.
Për mbrarëvajtjen e punëve që janë duke u realizuar edhe atyre që do të realizohen do të ketë një kujdes të shtuar në menyrë që të përcjellet cilësia e këtyre punëve u shpreh drejtori i drejtoratit të Inspektoriatit Rasim Millaku.
Ndërsa drejtori për Ekonomi dhe Financa Miftar Krasniqi paraqiti një pasqyrë te te hyrave vetanake për periudhën janar-maj të këtij viti.
Krasniqi u shpreh se në ketë periudhë janë arritur të realizohen të hyra në vlerë 298, 262 euro që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi shenuar një rritje afersisht prej 15 % në ketë vit apo ne ketë periudhë.
Ndërsa krahasuar me planifikimet për ketë vit kemi shenuar një rritje apo kemi tejkaluar prej 3% në realizimin e të hyarve u shpreh Krasniqi.
Të hyrat për vitin 2007 ishin 260,487 euro, ndërsa planifikimi për ketë periudhë të këtij viti janar-maj ishte 289,583 euro.
Në vazhdim drejtori i Drejtoratit të Ekonomisë dhe Financave u shpreh se jemi të bindur se do të vazhdojmë me këto ritme te vjeljes së tatimit dhe taksave duke rritur buxhetin komunal dhe poashtu duke shtuar investimet për ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë.
Kryetari Bashota u shpreh se të gjitha të hyrat janë mundësi e re për investime dhe përmirësim të infrastrukturës arsimit dhe permirësimin e shumë sherbimeve tjera të cilat ju kthehen qytetarëve duke rregulluar dhe ngritur cilësinë e jetës së qytetarëve tanë.
Zyra për inf. Pranë KK-së Klinë